Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, Sali Berisha foli për mediat duke thënë se mënyra më e mirë për t’u futur në zgjedhje është përmes koalicionit me Ilir Metën.
“Në mbledhjen e Kryesisë diskutuam për mënyrën se si do të regjistrojmë kandidatët. Mënyra më e mirë deri tani është ajo e koalicionit, dhe dihet me ke jemi ne koalicion. Diskutuam nëse mund të dalim me kandidatë të pavarur por kjo nuk është mënyra e duhur se nuk mbledh vota”, tha Berisha.
Në lidhje me mënyrën se si do të hyjnë në zgjedhjet e 14 majit, Berisha tha se vendimi do të merret nesër në takimin e Këshillit Kombëtar të grupimit të tij.
“U diskutua për qëndrimet që do mbahen dhe vendimet përfundimtare merren nesër nga këshilli Kombëtar, konstatohet moral i lartë dhe mbështetje e madhe jo vetëm nga anëtarësia e PD por nga çdo shqiptar që vlerëson pluralizmin.
vendimin e Ramës e kanë përjetuar si një nga aktet më të shëmtuara, vendimet më të paimagjinueshme, përpjekje për të asgjësuar pluralizmin. E vërteta është që ky vendim ka rritur mbështetjen sepse tani çdo shqiptar e kuptoi se PD nuk qëndron vetëm për një kauzë të vetën, por për kauzën e çdo shqiptari.
Sot do mbledhim grupin e deputetëve, ndërsa nesër kandidatët dhe këshilli kombëtar.
Kemi besim tek Gjykata Eutopiane sepse janë shkelur të gjitha parimet e drejtësisë në një vend anëtar të Këshillit të Europës.
Për 14 majin propozim është kaoalicioni dhe me kandidatë të pavarur, që ka pasur pak mbështetës”, tha ai./m.j