Kreu i Grupit Parlamentar të PS-, Taulant Balla ka folur për vendimin e djeshëm të Apelit në PD.
Ai u shpreh se vendimet e Gjykatës nuk komentohen, thjesht zbatohen ndërsa shtoi se akuzat e Berishës janë të turpshme pjesë e një politikani të vdekur.
“Isha i sigurt që s’do i shpëtoja një pyetjeje të tillë edhe pse nuk kemi komente për çështje të brendshme. Arsyeja tjetër që nuk dua të komentoj sepse vendimet e Gjykatave nuk diskutohen por zbatohen.
Ju e dini që këto lloj vendimesh mund t’i japin vetëm Gjykatat. Duhet të kishte qenë vullneti i palëve brenda partisë që çështje të tillë ta kishte të bërë më parë.
Kur këta akuzojnë se vendimi për të shpallur Non Grata Sali Berishën është marrë nga Rama ky është një turp i madh.
Degradim i përditshëm i një force politike, të një politikani të vdekur. E vërteta është që këtu bëhet fjalë për një problem në familje.”- tha Balla./m.j