Dan Hutra, autori i vrasjes së 3 grave në Tiranë dhe plagosjes së 3 të tjerave, ka dalë ditën e sotme para Gjykatës.
Teksa ka pranuar krimet e rënda, ai ka deklaruar se nuk është penduar. Si arsye ai ka thënë se gjithçka e bëri për hakmarrje pasi kur e kanë dënuar për dhunë në familje, e dënuan pa prova.
Nga ana tjetër, në lidhje me vrasjen e Etleva Kurtit, ai deklaroi se e kreu pasi i vëllai, Vladimir Kurti me të cilin Hutra ka qenë në burg, ka tentuar ta helmojë gjatë kohës që kanë vuajtur dënimin.
“I kam bërë të gjitha me vetëdije të plotë. Kur më dënuan për dhunë në familje më dënuan pa asnjë provë, ndaj i bëra të gjitha. I pranoj të gjitha dhe nuk jam i penduar. Etleva Kurtin e vrava se i vëllai deshi të më helmojë në burg.”- tha ai.
/e.d