Avokati i PD-së Rezart Kthupi pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i dha PD-në Enkelejd Alibeajt, u shpreh se tashmë nuk ekziston më vendimin i gjyqtarit Agron Zhukri dhe çështja kthehet për rigjykim në Shkallën e Parë.
‘Vendimi Zhukri nuk ekziston më! Ka organe legjitime partia. Nuk është selia. Kryetari i PD-së është Enkelejd Alibeaj.
S’kemi dorëheqje për aq kohë sa çështja është akoma në gjykim. Duke filluar nga e hëna do të paraqesim dorëheqjen e Lulzim Bashës.’- tha Kthupi./m.j