Mosgatishmëria e liderit të lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, për t`iu përgjigjur ftesës së gjykatës dhe për të marrë pjesë në gjykim, do t`i kushtojë me arrestim. Burime të “Kohës Ditore” brenda Gjykatës Themelore të Prishtinës bëjnë të ditur se të premten do të lëshojnë urdhërarrest ndaj tij, shkruan Koha Ditore. Në seancën që ishte planifikuar të mbahej të enjten, të pranishëm ishin vetëm i dëmtuari, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i njohur si “Kamishi”, dhe njëri nga të akuzuarit Besart Bujupi. Ndërkaq pos Ymerit kanë munguar edhe dy deputetët e tjerë të VV-së, Rexhep Selimi e Florin Krasniqi.