Pretendimeve se “pala e Alibeajt” nuk ka të drejta ligjore për të ankimuar vendimin për vulën e PD iu është përgjigjur përfaqësuesi Indrit Sefa. Në argumentet e tij para trupës gjykuese, përfaqësuesi ligjor i “Alibeajt” ka deklaruar se të dyja palët kanë të njëjtën kërkesë juridike dhe në legjislacioni i jep të drejtë palës së tij që të ankimoj vendimin.
“Pala pretendoi se nuk është perdorur nga PD asnjë mjet procedurial për të ankimuar. Në asnjë dispozite, rresht nuk referohet se nuk mund te bësh një kërkesë-padi mbi një padi ekzistuese.
Pala tjetër qëllimisht konfondon se nuk lejohet ndërhyrja, kjo pasi kur ka padi janë detyrimisht dy palë që përfshihen. PD- unë jam palë e përfshirë, janë dy palë që kanë të njëjtën kërkesë juridike”, argumentoi ai.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se ish-kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë kërkesë në gjykatë si palë e interesuar. Ai shtoi se në bazë të kësaj kërkese gjyqtari Agron Zhukri duhej të pushonte çështjen.
“Lulzim Basha bëri kërkesë në gjykatë dhe tha jam palë e interesuar. Dhe në atë moment gjyqtari Agron Zhukri duhet të pushonte çështjen”, argumentoi Sefa.
Përmendja e Agron Zhukrit, një emër jo pak i lakuar nga zërat brenda PD, nuk ka kaluar pa u komentuar nga truoa gjykuese. Togat e zeza kanë kërkuar që palët të mos referohen në emra të përveçëm, por t’iu referohen institucioneve.
/a.r