Jozyrtarisht dyshohet se vajza është vrarë me armë zjarri. Vrasjes së kësaj vajze, dyshohet se i ka paraprirë një konflikt që ajo ka pasur me të dashurin e saj.
Megjithëkëtë, përveç vrasjes, motivet e tjera ende mbesin jo krejt të qarta dhe në suazat e spekulimeve. Nga burimet e veta, magazina.al raporton se një person me iniciale A.D tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është duke u mbajtur në paraburgim.
Ngushëllimet e mikeve të së ndjerës në rrjetin social në instagram.
Po ashtu sipas të njëjtit burim, personi i arrestuar dyshohet se ka qenë në lidhje dashurie me viktimën dhe ka qenë prezent në momentin kur ka ndodhur rasti.
Gjithsesi të gjitha mbetet të vërtetohen nga hetimet e policisë dhe nga mjekësia ligjore, pasi trupi është dërguar për obduksion dhe dëshmitë e vendit te ngjarjes janë duke u ekzaminuar.
Në anën tjetër shoqëria e saj përmes rrjeteve sociale kanë publikuar fotografinë e vajzës, duke shprehur ngushëllime për humbjen e saj.
Nga anan tjetër, lajmi.net është munduar të marrë ndonjë informacion më shumë nga Policia, por të enjten në mbrëmje kjo ishte e pamundur./lajmi.net
- BLIC