Një 23 vjeçar në Vlorë është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ishte anëtar i një grupi kriminal që po përgatitej për të kryer një sulm me tritol. Në pranga ka rënë Damjano Sejko.
Në bazë të informacioneve të siguruara për të riun, efektivët e policisë, kanë kryer edhe një kontroll në shtëpinë e tij ku kanë gjetur se sekuestruar 500 gramë eksploziv të montuar në një pajisje me telekomandë, 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 1 armë gjahu, 38 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 2 uniforma policie, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, 2 aparate celulare dhe 1 automjet tip “Volkswagen”.
Nuk janë zbuluar detaje të reja sa i takon shënjehstrës së atentatit për shkak të sekretit hetimor.
/s.f