Nga Mero Baze
Debati i shumëkërkuar dhe i paralajmëruar si fundi i botës nga opozita, kishte vetëm një shifër premtuese. Që do të zgjaste 24 orë. Kjo tregonte se e kishin një plan dhe mund të bënin diçka.
Në fakt debati u konsumua tek fjalimi i Edi Ramës dhe pas tij, Berisha iku fare nga salla bashkë me të tijtë dhe grupi tjetër vazhdoi diskutime rutinë. Kjo ishte ndoshta seanca më e kulturuar e parlamentit të Shqipërisë nga 2013, prej kur Berisha është në opozitë.
Dhe kjo ngre disa pikëpyetje për pafuqinë e tij.
Pikëpyetja e parë është se kur nuk ka fuqi të mbaj një debat 24 orë pse e paralajmëron atë si furtunë dhe përfundon furtunë në gotë. Një debat i paralajmëruar prej 24 orësh nënkupton që ke argumente të bësh debat. Në fakt aty nuk kishte argument as për të vazhduar diskutimet pas fjalës së Ramës. Dhe praktikisht Foltorja që bëri zhurmën e madhe iku e para dhe e a debatin rrugëve.
Një tjetër arsye që e shkatërroi debatin ishte padyshim deklarata e Departamentit të Shtetit një natë më parë në Report Tv, e cila e cilësonte Sali Berishën gënjeshtar dhe konfirmonte dizajnimin e tij “non grata”, për minim të demokracisë dhe korrupsion madhor. Kjo e shfrynte gjithë përpjekjen e Berishës për ti “dal zot” SHBA .
Por paralajmërimi aq i fort për debatin dhe shfryja e ti si një flluske sapuni, është një ogur i keq dhe për mitingun e nesërm, i cili është paralajmëruar po me aq dhunë dhe përmbysje. Njësoj si debati i sotëm në sallë dhe protesta nesër në rrugë mund të ketë të njëjtin fat, pasi plani që debati të karikonte mitingun dështoi. Duket se Berishës nuk i mungojnë më vetëm protestuesit entuziast, por dhe deputetët entuziast. Ai është kthyer në një institucion dëshpërues që vetëm c’mobilizon gjithkënd, protestues, mbështetës opozitarë madje dhe deputetë opozitarë. Kurrë në historinë e Shqipërisë nuk ka pas ndonjë politikanë që ndjell kaq shumë dëshpërim sa ai tek të vetët. Sidomos në opozitë.
Hej Mero, ja ke fut kot plako.
Nuk ishte debat në GOTË uji, poooor, ishte debat në FILXHAN KAFEJE .
Në këzë filxhan, bën FALL, fallxhorja (sallaxhorja) Moniçka gruaja me letra e Liçkës së Qepanit, çunit të Xhepit dhe të Fiqos, që këto ditë, zyrtarizohet publikisht “NON GRATA” FAMILIARISHT (me grua e kalamaj) nga SHBA, dhe pastaj edhe nga Anglia ku ka pasuritë e tundëshme dhe të patundeshme (lingotat e floririt)….
Gjithsesi, NJË VËRRË NË UJË, bënë sot.
Është për tu shenuar, KARAGJOZI I OBORRIT TË PD-së, Dashi (me këmborë) që kërcente vallen e gjelave të Peqinit, në derë të Parlamentit.
Kjo ishte edhe risia e DEPUTEleshëve të PD-së ditën e sotme.
Revolucioni i Saliut, u bë EVOLUCIONI i Ramës, që “shkriu” si kripa në ujë, zhurmën e Alibejkave, Mulinkave, Salianjkës, Bardhoshes dhe mbi të gjitha të Tabakhanes që e ngre përpjetë érá.