Pas disa javësh që nuk flisnin me njëri-tjetrin, duket se Luiz Ejlli dhe Armaldo Kllogjeri po rregullojnë raportin me njëri-tjetrin. Ditën e sotme, Maestro ka hapur raftin me rroba të këngëtarit dhe i ka provuar.
Teksa po i provonte, Luizi i thoshte që t’i mbante. Por Maestro zgjodhi vetëm një xhaketë që i pëlqeu dhe që i shkonte.
Ai ua tregoi vajzave dhe ato i thanë se nuk i shkonte. Ishte Kiara Tito, ajo që i tha e para që nuk i shkonte dhe mendimin e saj e mbështeti edhe Olta Gixhari.
Kujtojmë se Maestro dhe Luizi kanë pasur një debat mjaft të fortë me njëri-tjetrin dhe shkak qenë bërë batutat e këngëtarit ndaj Armaldos.
Nderkohe qe ftesa qe i beri Luizi per Maestron qe te marre çfare te doje nga garderoba e tij, eshte komentuar dhe si nje pergatitje e Luizit per te dale nga BBVIP, tashme qe dhe marredheniet me Kiaren jane ne krize./m.j
Ju rekomandojmë