Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e ka cilësuar debatin e sotshëm si shterpë, pra jo produktiv dhe pa thelb. Manja thotë se retorika e opozitës dhe “revolucioni” kanë bërë të mundur që PS të jetë në pushtet deri në vitin 2030.
“Debat shterpë, s’ka lidhje me Shqipërinë. Na ka mallkuar Haxhi Qamili, këtë se di po.. Humbje më të madhe kohe se ky debati që po bëjmë sot nuk ka. E para njëherë ajo ngjarje s’ka lidhje me Shqipërinë, as me Ramën, me asgjë. McGonigal ka një akuzë, që lidhet me sjelljen e një agjenti në raport me ligjin amerikan. Se nëse do ishte ashtu siç thoni ju do ishte në burg jo nën hetim në gjendje të lirë. Duroni se do t’i dalin pak më vonë kur të mbarojë procesi në Amerikë, lidhjet tuaja me personin A. Shpejt do të dalin, lidhjet e Revolucionit. Kjo çështje është e Amerikës jo e Shqipërisë. Pse s’keni përmendur Rusinë me Nik Muzinin? Por duroni, se kam dëgjuar ta përmendni këtë por sulmoni SHBA dhe ambasadoren… As ju s’i besoni këto që thoni por ua do puna. Ne jemi mandatuar të jemi në pushtet deri në 2030, të ndeshemi në 14 maj.”- thotë Manja.
/s.f