Gazetari Artan Hoxha ka bërë publike për herë të parë audion e radiove të gardistëve që kryen vrasjet e protestës së 21 janarit 2011 ekskluzivisht në emisionin Top Story.
“Ne e nxorëm me datë 20 jo se e kishim llogaritur 21 janarin, nga ai moment ne nxorëm transkriptet dhe I vumë në dyshim nëse ekziston apo jo, është regjistruar nga radio kanali I komunikimit me një mjet Të tillë, dikush ka pasur akses te një nga audiot dhe e ka regjistruar të gjithë bisedën.
Nuk është gjetur server I komunikimeve me radio ndërsa filmimet janë fshirë, regjistri i komunikimeve nuk ka komunikime, u vu në dyshim kjo gjë dhe u detyrova të publikoj disa pamje ku ishte babai i Aleks Nikës. Këtë provë vendosa ta coja te shtëpia e Aleks Nikës në formë detyrimi dhe kam ndjekur këtë histori dhe ata kanë të gjithë të drejtën e otit sepse nuk kanë autorësi dhe nuk gjendet justifikim si është kryer vrasja. Ne erdhëm te pika ku u vu në dyshim a ekziston kjo apo jo dhe u bënë dy kallëzime në SPAK.
Çështja duhet ët shkoje nga prokuroria në SPAk meqë nuk është zgjidhur për 13 vite, të dyja kallëzimet u çuan në prokurori dhe mua më thirrën, vura në dispozicion provat, shkuam te shtëpia e Aleks Nikës ku kërkuan gjithashtu audion, familjarët e katër të vrarëve bënë kallëzim në SPAK dhe Dumani I tha këtë çështje duhet ta hetojë prokuroria.
Pak para emisionit te kolegia milori Berisha më sulmoi mua dhe e vuri në dyshim ekzistencën e kësaj prove, nuk merrem me politikë se s’më intereson fare mua më intereson vërtetësia, vetëm familja e Aleks Nikës do e marrë vendimin nëse do e çojë apo jo audion, për të treguar se është e vërtetë solla një pjesë e do ta shfaqim tani. Vrasjet nuk janë bërë nga pakujdesia por me dashje.”
/e.d