Dan Hutra është autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në Paskuqan që ndodhi mesditën e sotme në periferi të Tiranës. Me një armë zjarri, ai qëlloi për vdekje motrën dhe kunatën e ish-bashkëjetueses së tij, ndërsa dy të tjerat mbetën të plagosura. Por Dan Hutra, rreth 40 vjeç, është emër i njohur për Policinë e Shtetit dhe drejtësinë, por historia e tij ka nisur që në vitin 2003, pasi ka qenë i dënuar se kishte marrë peng nënën e kunatës së tij, e po ashtu akuzohej edhe për përdhunimin e kunatës tjetër.
Për të dyja këto krime ka vuajtur vetëm 3 vite burg. Fill sapo ka dalë nga burgu, Hutra u fejua me Dafina Havaljan, jeta e të cilës do të përfundonte shumë shpejt. Më 11 Dhjetor 2007, Hutra e vrau pasi dyshonte që ta tradhëtonte. Për vrasjen e Havales, në mars të vitit 2009, Hutra do të dënohej me 24 vjet burg për vrasje me paramendim, por me gjykim të shkurtuar i mbetën 16 vite burg. Sipas Prokurorisë së Tiranës, Hutra dhe Havalja jetonin në një banesë me qira tek Fusha e Aviacionit. E Hutra, i sapo ardhur nga emigrimi, dyshonte se e fejuara e tradhtonte. Kështu një ditë, pas 8 muajsh fejesë, ai ka marrë thikën dhe e qëlloi disa herë në zemër, duke i marrë jetën 22-vjeçares nga Klosi i Dibrës.
Pas krimit, Hutra mblodhi rrobat e veta, u largua nga banesa dhe lajmëroi familjarët e vajzës.
“Hajde merreni! E keni të vrarë tek shtëpia,”– tha ai gjatë një telefonate me prindërit e saj pas krimit. Hutra u kap pas tre ditësh arratisje në afërsi të Kukësit, por gjatë kohës që ishte në qeli, tentoi të vriste veten. Më 16 Qershor të vitit të kaluar ai ishte vënë në pranga, për dhunë, por u lirua më 16 Shkurt të 2023-shit për dhunë në familje. Ndërsa sot u mori jetën 3 grave dhe plagosi tre të tjera.
/e.d