Luizi dhe Kiara duken se po kalojnë një krizë në lidhjen e tyre dhe kjo që pas lojës së zhvilluar, vajzat kundër djemve, ku këngëtari e mbajti të bllokuar moderatoren tek lavamani.
Në mbrëmjen e djeshme, te spektakli kjo situatë është diskutuar, madje Vëllai I Madh dërgoi një zarf të zi, duke paralajmëruar se banori i cili do të shkelë të drejtat e banorit tjetër do të përjashtohet automatikisht nga shtëpia.
Ditën e sotme, ndërsa kanë qenë në ambientet e jashtë të shtëpisë, Luizi tha se i ka deklaruar Kiarës që do fitojë Big Brother, nëse do dojë lidhjen, atëherë do të takohen jashtë dhe do ta vazhdojnë marrëdhënien.
Luizi: Tha të dyja njëkohësisht nuk i bën dot. Mirë “po zgjedhi, po fitoj Big Brotherin”, i thashë. Po takohna jashtë sa të dal dhe vazhdojmë ku e lamë”. Në dashtë, në mos dashtë…
/e.d