Krimi i rëndë në familje, ku ish-dhëndri Ramazan Kuta ka qëndruar me armë zjarri familjen e ish-bashkëshortes ka tronditur mbarë opinionin publik.
Ramazan Kuta i moshës 35-vjeçare është më origjinë nga Kukësi. Kuta është proceduar penalisht më herët dhe sapo kishte dalë nga burgu.
Burime për Euronews Albania konfirmojnë se ai ka dalë nga burgu me shuarje mase më 16 shkurt 2023.
Po të njëjtat burime konfirmojnë se 41-vjeçari më herët ka vuajtur edhe një dënim për vrasje duke qëndruar në burg nga viti 2007 në vitin 2021.
Viktima është Etleva Kurti. Elena Hysa është e dëmtuar rëndë, ndërsa Kujtime Hysa është jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet lidhja e këtyre personave me njëri-tjetrin dhe autorin e ngjarjes.
Një kushërirë e familjes ka dëshmuar se ish-gruaja ka pasur një fëmijë me autorin e ngjarjes, një vajzë 4-muajshe dhe ishte në pritje të fëmijës së dytë. Prej 7 apo 8 muajsh sipas dëshmisë së zonjës ata ishin ndarë.
/s.f