Drejtori i stacionit hekurudhor të Larisës është arrestuar.
Ai do të akuzohet për “prishje të sigurisë së transportit me pasojë vdekje”. Kjo vepër penale parashikon 10 vite deri në burgim të përjetshëm.
Media greke Prothema shkruan se tragjedia u shkaktua nga një gabim fatal i drejtorit të stacionit hekurudhor në Larisa i cili e drejtoi trenin e pasagjerëve në linjën zbritëse të trafikut, duke rezultuar në të njëjtën linjë me trenin e mallrave.
Sipas informacioneve, drejtuesi i stacionit dyshohet se ka pohuar në polici se ka dhënë urdhër për ndryshimin e pistës por nuk është zbatuar nga sistemi.
/s.f