Një pasagjer i cili ishte në një prej vagonët e trenit që u përplas në Greqi ka folur për mediat. I riu ka treguar se çfarë ndodhi në momentin kur treni doli nga shinat.
“Isha në vagonin 6 dhe u duk si tërmet. Kështu e ndjemë. Në vagonin tim ishte një grua e cila ishte çarë në vetull, por asgjë serioze. Pastaj, me disa persona të tjerë, u përpoqëm që të nxirrnim jashtë shumicën e pasagjerëve, më së shumti femra dhe të moshuar”, tha ai.
I riu ka vijuar më tej ku ka thënë se është përpjekur që të nxjerrë sa më shumë njerëz të mundet.
“Po mundohesha të gjeja një vajzë 6-muajshe. Nuk e gjeta dot. Por kur dola këtu, falë Zotit, mamaja e saj më tha se e vogla ishte në Selanik. Shumica e njerëzve në vagonin tim ishin mirë. Më pas u mundova të shkoja në vagonin 5, 4 dhe 3 për të nxjerrë sa më shumë njerëz të mundesha.
Çfarë mund t’ju them, gjak, më ka pushtuar ankthi, nuk mundem as të flas. Gjërat ishin tragjike. Vagoni 2 u përplas, aty ku ndodhet kafeneja, ku edhe duhet të ketë më shumë viktima, por nuk mund t’i afroheshe. Ishte në zjarr, plot me flakë. U mundova të futem nën disa mbetje, por nuk mund të merrje frymë, nuk mund të futeshe dot”, rrëfeu i riu.
/a.r