Deputetët e Rithemelimit, Albana Vokshi dhe Oerd Bylykbashi kanë dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën që në seancën plenare të ditës së nesërme ku do të mbahet mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama, të jenë të pranishëm edhe deputetët e përjashtuar të opozitës.
Bylykbashi ka folur sot për mediat, teksa ka theksuar se kryeministri Rama është simbol i dhunës në Parlament
Bylykbashi: Është i njëjti standard që është përdorur kundër deputetëve të opozitës. Rama po përdor qartazi rregulloren e Kuvendit si dhunim ndaj të drejtave të deputetëve të opozitës. Ne kemi kërkuar ngritjen e komisionit Hetimor, mocionin me debat. Kjo për skandalin McGonigal. Autoritet e shohin të nevojshme të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të tronditjes së rëndë. Vendimi i mazhorancës që të rrëzojë kërkesën tonë për përjashtimin e Spiropalit, u bë, ndërsa deputetë të opozitës përjashtohen. Rama është simboli i dhunimit të parlamentit të Shqipërisë. Kjo mazhorancë është me dy standarde,.
Ky reagim vjen dy ditë pasi Komisioni i Etikës rrëzoi kërkesën e opozitës për përjashtimin e Elisa Spiropalit.
/a.r