Pirro Beati, banori që la mbrëmjen e së shtunës BBV, ka zbuluar sot “prapaskenat” e flirtit me Dea Mishel.
Fotografi u shpreh se në disa raste Dea Mishel kishte flirtuar me të. Por ai ka sqaruar se i shmangej blogeres, sepse nuk e ndjente një afrimitet me të.
“Nuk ndodhi asgjë me Dean, ajo kishte disa ngacmime që i bënte herë pas here. Natën që do flinim jashtë më pyeti se ku do flesh e me kë do flesh. I thashë do flejë afër Maestros. E mirë më tha do flejë afër teje. Ato janë ngacmime, po nuk i jam afruar. Më vinte keq se dukesha sikur sillesha keq me të, po nuk e ndjeja, nuk kisha se çfarë bëja. Nuk bënim muhabet. Mundohesha që të mos i jepja më shumë afrimitet që mos ta keqkuptonte.”
/e.d