Pavarësisht se mbrëmë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë debatuar fort me njëri-tjetrin, mëngjesin e sotëm këngëtari nuk ka përtuar aspak që t’i përgatisë kafenë.
Ai po hante bukë kur moderatorja u zgjua nga gjumi dhe doli jashtë, aty ku po qëndronin edhe disa banorë të tjerë.
Sapo Luizi e pa u shpreh: “Erdhi gruaja, duhet me i bërë kafen” dhe u ngrit dhe u kujdes për partneren e saj.
Këtu ndërhyn Shpati dhe i thotë Luizit ‘ja kisha bërë edhe unë’. Këngëtari ka menjëherë gati përgjigjen epike: “Vetëm prej duarve të mia dhe të Beatit e pi”.
Shpati shton se e tha këtë që Luizi të mos çohej nga buka.
/s.f