Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e 34-vjeçarit shqiptar Julian Kosova në ishullin e Mykonosit, mëngjesin e datës 20 shkurt.
Mediat greke kanë publikuar pamjet e një zënke mes autorit të krimit, 33-vjeçarit Thanasis Nazos dhe 34-vjeçarit shqiptar, disa ditë përpara se të ndodhte krimi.
Konflikti fizik ka ndodhur në ambientet e të njëjtit lokali nate ku ndodhi dhe krimi i rëndë.
Sipasmediave greke, autori dhe viktima ishin përleshur vazhdimisht në të njëjtin lokal, pa u marrë asnjë masë nga pronari i lokalit.
Protothema shkruan se dy personat kishin mosmarrëveshje financiare pasi biznesmeni mikonian i kishte borxh shqiptarit shumën prej 3 mijë eurosh.
Fillimisht u aludua nga mediat greke për një krim pasioni ku një vajzë, e cila kishte qenë më parë e dashura e shqiptarit, u bë molla e sherrit mes dy të rinjve.
Por miqtë e autorit të krimit pohuan se 33-vjeçari grek nuk ka pasur lidhje intime me vajzën në fjalë.
“Vajza, për të cilën ka pasur një keqkuptim, nuk ka marrëdhënie romantike me Thanasis”, thanjë person nga rrethi i tij i ngushtë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit në një lokal në Mykonos. Konflikti nisi në lokal, më pas 33-vjeçari grek ka shkuar në banesë për të marrë armën e gjahut me të cilën, sapo u kthye në ambjentet e barit, qëlloi për vdekje 34-vjeçarin shqiptar.
V
/s.f