• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Elbasani, qyteti që mban gjallë traditën

by A R
28/02/2023 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Qarku i Elbasanit, i ndarë në 7 zona etnografike, ka një gurrë të pashtershme folklorike. Elbasani, mbetet “burim i pashterrueshëm” këngësh, vallesh, sazesh, fyejsh, dhe dhjetra veglash të tjera muzikore, mbetet zona e vetme në Shqipërinë e Mesme, që ka nxjerrë Usta Isuf Myzyrin, Mustafa Bodinin, dhe dhjetra emra të tjerë që kanë mbajtur gjallë muzikën dhe vallet e vjetra shekullore qytetare dhe popullore.

Numurohen mbi 2400 tekste këngësh që datojnë mbi 300 vjet më parë, të shkruara dhe kënduara, mbi 270 koreografi vallesh që janë më të vjetra se Kalaja e Elbasanit, dhe qindra emra solistësh popullorë të çdo fshati, krahine dhe qyteti që përfshihet gjeografikisht në atë qark. Elbasani mbetet qarku më i vlerësuar në çdo Festival Folklorik që mbahet tradicionalisht në Gjirokastër. Çmime të para , të dyta, medalje ari për emrat e njohur dhe kompozitorët e këngëve qytetare dhe jo vetëm, janë marrë ndër vite nga Grupi Artistik i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Elbasanit.

Edhe sot, emra të tillë si vëllezërit Zena, apo dirigjenti i apasionuar dhe  ndër më të njohurit e muzikës shqiptare si Blerim Narazani dhe Sulejman Balza, Mjeshtri i Madh Sopot Serica apo Edmond Rrapi dhe Krenar Korça, grupi i mrekullueshëm i valleve popullore dhe interpretuesit e këngës popullore, po mbajnë gjallë frymën e muzikës së trevave. Asgjë nuk duhet lënë në harresë-thotë Narzani. Elbasani ka fatin e madh të ketë plot 7 zona etnografike, me një ansambël këngësh dhe vallesh të hershme që këndohen dhe luhen nga solistët dhe emrat e njohur të muzikës popullore. Në Elbasan, atje ku mbahet gjallë tradita e sazeve, fyejve, këngëve dhe valleve popullore, riteve dhe zakoneve të hershme, rritet dhe kultivohet vazhdimisht nga më të vjetrit dhe më të rinjtë, gurra e pashtershme popullore.

Elbasani, mbetet ndër zonat e pasura me repertorin e bukur të këngëve të vjetra, valleve të bukura të luajtura nga burra dhe gra të fshtrave dhe qyteteve të atij qarku. Gramshi apo Librazhdi, Peqini apo Belëshi, Cerriku apo  Shmili dhe Bradasheshi, kanë qenë  dhe mbeten burime të pashterueshme të teksteve të këngëve popullore, dhe valleve shekullore. Mjeshtri i madh Sopot Serica, ndër emrat e njohur të muzikës popullore në Elbasan dhe jo vetëm, flet me dashuri të madhe për Grykën e Zaranikës, e cila ka brënda saj këngët dhe vallet e bukura popullore, duke mbetur “shtyllë” e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Elbasanit. vetë Elbasanit. Vetë banorët e atyre zonave, e kanë ruajtur të pastër këngën dhe vallen, nuk kanë prekur asgjë nga  versioni origjinal, duke rritur kredibilitetin e interpretuesve të vjetër dhe të rinj.

Komisioni i “Festivalit Folklorik 2023” të Gjirokastrës, po përcakton materialet e duhura muzikore dhe vallet  që do të përfaqësojnë qarkun e Elbasanit atje. Rrahja e mendimeve, diskutimet, thithja e elementëve të rinj që do të interpretojnë me origjinalitet dhe finesë këngët dhe vallet e bukura popullore të trevave të Elbasanit, mbetet synimi  kryesor, e pandarë kjo nga ambicja për të marrë sivjet Kupën e Festivalit, çmime të para dhe vlerësime maksimale nga juria dhe specialistët e folklorit.

Next Post
“Burri sa një derr”/ Kiara s’mban nervat me Luizin: Po kush je ti…

"Burri sa një derr"/ Kiara s'mban nervat me Luizin: Po kush je ti...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In