Dy vëllezër që po transportonin 13 emigrantë për të kaluar kufirin ilegalisht janë vënë në pranga në Korçë.
Bëhet e ditur se me finalizimin e opoeracionit të koduar policor “Midnight 6” në pranga u vunë E. P., 33 vjeç dhe A. P., 45 vjeç, vëllezër, të dy banues në Laprakë.
Pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për qytetarë që do të transportonin emigrantë, për të kaluan kufirin ilegalisht, policia ushtroi kontrolle në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në Qafë Plloçë ku ndaluan një automjet tip “Volkswagen”, dhe një tip “BMW” që drejtoheshin nga vëllezërit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues 33-vjeçarin, u gjetën 13 emigrantë nga vendet e treta, të cilët ai do t’i transportonte drejt BE-së, kundrejt fitimit. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi po ashtu, se 33-vjeçari ishte në gjendje të dehur.
Nga hetimet e kryera, rezultoi se vëllai i 33-vjeçarit, e shoqëronte me automjetin tip “BMW”, automjetin që transportonte emigrantët, për ta sinjalizuar për prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë.
/a.r