Një tjetër rast dhune mes adoleshentësh është regjistruar në vendin tonë. Këtë herë bëhet fjalë për vajzat e klasës së gjashtë të shkollës “Ibrahim Basha” në Bathore.
Shkak i dhunës është bërë një konflikt banal dhe pamjet janë hedhur në rrjete sociale. Në video shihet se dy vajzat nuk janë vetëm, pasi teksa ato po zihen, ‘shfaqja’ shihet edhe nga bashkëmoshatarët e tyre.
Video është publikuar në rrjetet sociale dhe nuk ka ende informacion se në çfarë kohe është filmuar.
Disa ditë më parë, 4 nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” po ashtu u përfshin në një ngjarje të tillë.
/a.r