Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në lidhje me akuzat që ish-kryeministri Sali Berisha, sot aleat në opozitë, i bëri në vitin 2015 për aferën CEZ-DIA, ku kërkonte dorëheqjen dhe hetimin e tij.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Meta u shpreh se Berisha lexonte atë çfarë i kishte thënë ish-kryedemokrati, Lulzim Basha.
Sipas Metës, kryeministri Edi Rama kishte stisur një deklaratë dhe përdori Bashën për ta shfaqur në publik.
“E ka trumbetuar sepse ka dëgjuar se çfarë i ka thënë Luli në atë kohë, sepse në atë kohë, këtë histori, Rama e stisi në publik përmes Lulit.
I kishte thënë Lulit të lexonte një deklaratë, bazuar në një shkrim spekulativ të BIRN-it, i cili spekulonte emrin që kishte dalë një ish-kryeministër që e kishte përfituar nga kjo kompania transferta, i cili ishte një emër tjetër që dilte nga procesi dhe nga letrat, u përpoqën ta lidhnin me emrin tim”, theksoi ai./m.j