Ka përfunduar takimi në Bruksel. Kështu ka raportuar EBS.
Gjithashtu, ky i fundit ka thënë se për pak çaste do të fillojë konferenca për media.
Takimi tjetër thuhet të mbahet në muajin mars, gjegjësisht me datën 18.
Gjithsesi, mbetet të shihet se çka do të thotë shefi i diplomacisë evropiane në paraqitjen para gazetarëve.
Në anën tjetër, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, përgjatë takimit në Bruksel, publikoi një njoftim, duke thënë se i njëjti është i vështirë, porse nuk do të dorëzohet.
“Takim i vështirë. Siç pritej. Nuk ka dorëzim”, kishte thënë presidenti Vuçiq në Instagram, bashkë me një foto nga takimi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur pas takimit me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Në një paraqitje para gazetarëve, ai tha se Kurti refuzoi të flasë për Asociacionin.
“Do të takohemi prapë me datën 18. Ka qenë një takim i vështirë. Kurti ka refuzuar të flasë për Asociacionin.”, tha ndër tjerash Vuçiq.
Ka qenë interesant fakti se Vuçiq shtoi që është e rëndësishme se çfarë do të thotë Bashkimi Evropian.
“Deri tani po flasim për gjërat dhe situatën. Mendoj se është e rëndësishme dhe ajo që do të bëjë është njoftimi i Bashkimit Evropian. Nëse është kështu, është deklaratë e tyre. Sigurisht që do të flitet për domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjeve të mëparshme. Unë insistova në Bashkësinë e Komunave Serbe, kurse ai nuk ishte i gatshëm”, ka deklaruar Vuçiq, duke nenvizuar se “nuk dorezohem”./m.j