Në 14 maj, socialistët do të futen në garë për të fituar të 61 Bashkitë, e ndërsa në rast të humbjes së pushtetit në disa prej qyteteve, ata thonë se kjo do të vijë si rezultat i gabimit të tyre, por kurrsesi si meritë e opozitës. Në një intervistë në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’, me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti socialist Blendi Klosi, nuk ka përjashtuar mundësinë që të ketë deputet për kandidat Bashkie.
“Nuk kemi kandidaturë alternative te Goro, por keni procedurën tonë, që në Himarë s’e kemi kryer procedurën, që të merren mendimi i strukturës. Nuk kemi asnjë kandidat të konfirmuar. Nuk është praktikë e mirë që një deputet të lërë mandatin për kryetar Bashkie, nuk është e çuditshme, por mund të ketë një numër të vogël që do lenë mandatin”, tha Klosi.
Klosi nuk e përjashton edhe mundësinë për të fituar Shkodrën, historikisht një bastion i djathtë.
“PS ka transferuar jetën në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, presim një fitore të fortë, ne jemi shumë pozitiv në raport më qytetarët në këto bashki, tregoi që jemi superior. Sido që të pretendojë opozita, realiteti nuk ndryshon një 1-2 vite, por nuk ka një vetëkënaqësi, por ne do ua dëshmojmë pse duhet të na japin votën. Ne nuk kemi asnjë bashki, ku tentojmë të fitojmë, Kukësin, Dibrën, Tropojën, Pukën dhe pse jo Shkodrën, ka nevojë për një konsolidim të marrëdhënies me qytetarët”, tha ai.
Duke u ndalur te tensionet nga opozita në Kuvend, Klosi është i mendimit se kjo vjen nga mungesa e shpresës për të fituar në 14 maj.
“Mungesa e shpresës për të fituar, i çon ata në dëshpërim dhe mos përgatitjen për 14 majit, por për të mbrojtur veten e tyre për të thënë që “ne jemi”, deklaroi Klosi.
Socialistët nuk e fshehin synimin që të marrin një mandat të katërt.
“Po punojmë që tani për mandatin e 2025 sepse krahasuar më kundërshtarët tanë, por sepse PS ka dëshmuar që qeverisim për qytetarët”, shtoi deputeti.
Në fund, ndalur te çështja e “McGonigal”, Klosi tha se ai nuk e ka takuar ish zyrtarin e lartë të FBI-së, por edhe nëse do të kishte ndodhur nuk do të ishte aspak një problem. Ai thotë se kjo çështje, që sipas tij, nuk ka asnjë veprim korruptiv, nuk ka cenuar marrëdhënien e Shqipërisë me SHBA.
/e.d