Dua Lipa është lindur në Londër, por nuk harron t’ua kujtojë të gjithëve që është shqiptare. Këngëtarja e re me origjinë nga Kosova, e cila po ngjit me shpejtësi shkallët e suksesit, bën shqiponjën me duar në videoklipin e këngës së saj “Last Dance”, një veprim tashmë i zakonshëm për të gjithë shqiptarët jashtë vendit që duan të tregojnë rrënjët e tyre.