Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Cingar në zonën e Gramshit.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një 16-vjeçar me iniciale E.Q. Panorama Tv mëson se i riu është dërguar në spital, ku po merr trajtim mjekësor.
I riu ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka dalë nga rruga duke u përplasur me pemët./m.j