Këngëtarja Xhesika Ndoj ka mohuar lajmin e dalë në portalet online se në shtëpinë e saj është ushtruar kontroll nga policia, e cila ka gjetur një burrë të zhveshur në dollap dhe e ka shoqëruar në komisariat.
E pyetur nga Panorama për ngjarjen, Xhesika pranon se ka pasur një telefonatë anonime në numrin 129, ku është denoncuar se në shtëpinë e saj po ndodhte një vjedhje, por vetëm kaq, pasi policia nuk i ka shkuar në shtëpi.
A është i vërtetë lajmi se policia ka bërë një kontroll në shtëpinë tuaj?
Jo nuk është i vërtetë, policia ka marrë një telefonatë nga dikush (ndonjë skizofren) që ka dashur të më bënte keq. Unë nuk e kam fare shtëpinë tek ‘Astiri’.
Po motra juaj ku banon?
Motra ime nuk banon fare në Shqipëri, banon në Greqi. Unë kam qenë duke drekuar, kur më kanë marrë në telefon nga policia, se unë kam mik në komisariat, dhe më kanë thënë nëse ka ndodhur gjë nga shtëpia ime. Jo nuk ka asnjë gjë, ju po deshët ejani, por nuk ka asgjë, u thashë. Dhe policia nuk ka ardhur.
Kush dyshon se e ka bërë këtë telefonate?
Nuk e di fare, ajo telefonatë është në përgjim dhe do zbulohet kush e ka bërë.
Panorama