Policia e Tiranës ka arrestuar drejtorin e Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë Androkli Kokthi.
40-vjeçari u prangos nga efektivët e Antikorrupsionit gjatë orëve të pasdites.
Në njoftimin paraprak policia e kryeqytetit bën me dije se zyrtari i lartë i tatimeve u përangos me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por nuk sqarohet ende për shkeljet konkrete të Kokthit.
Burimet nga policia dhe prokuroria bëjnë me dije se hetimet ndaj Androkli Kokthit, kishin nisur prej disa muajsh nga Prokuroria, pas denoncimit të një subjekti privat.
Sipas të shënave ai i kishte sekuestruar një kompanie private sasi malli me vlerën e 100 mijë eurove, por më pas i’a kishte kthyer atë mbrapsht, duke ngjallur dyshime për manipulim të dokumentacionit dhe korrupsion. Kokthi dyshohet edhe për raste të tjera të cilat janë ende në hetim.
Njësia antikorrupsion pritet të kryejë dhe një auditim të gjerë të të gjithë aktivitetit të drejtorit të Tatimeve në Tiranë.
Androkli Kokthi ishte emëruar në krye të Tatimeve të Tiranës në janar të 2014-ës.
Njoftimi paraprak i policisë: