Një autobus i linjës së Unazës në Tiranë është përplasur me disa automjete. Aksidenti ka ndodhur pranë urës së ish-bllokut.
Të paktën 5 makina janë përfshirë në aksident, së bashku me autobusin e Unazës.
6 qytetarë pësuan lëndime dhe u dërguan në spital. Fatmirësisht gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, ndërsa zona e aksidentit është rrethuar nga autoritetet.
Asnjë prej shoferëve të të gjitha automjeteve të përfshira në aksident nuk ka qenë nën efektin e alkoolit. Ndërkohë që dinamika e aksidentit masiv vijon të jetë e paqartë.
Në vendngjarje kanë shkuar drejtues të lartë të policisë, si dhe kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj.
INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISË SË TIRANËS:
Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.
Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë.
/a.r