Mbrëmjen e djeshme Vëllai i Madh ka vendosur të “përkëdhelë” vajzat e shtëpisë së “Big Brother VIP2”, duke organizuar një mbrëmje vetëm për ato.
Muzika dhe alkooli ishin të përfshira sigurisht. Por jo vetëm kaq, pasi vajzat realizuan edhe lojën me pyetje dhe dënime. Pyetjet pikante dhe dënimet po ashtu me ‘spec’ ishin realizuar nga Vëllai i Madh.
“Cila është fjala që të pëlqen të dëgjosh kur bën dashuri?”, ishte pyetja drejtuar Olta Gixharit, e cila zgjodhi të përgjigjej përballë dënimit për të puthur njërin nga djemtë në qafë.
“Vdes për ty”, kjo është fjalë që i pëlqen aktores së njohur të dëgjojë në momente intime me partnerin.
View this post on Instagram
/s.f