Alpinisti Kyle Sambrook, 33 vjeç është gjetur i vdekur në malin Glencoe të Skocisë pasi gjatë ecjes në mot të keq ka rënë në humnerë. Mediat e huaja shkruajnë se në momentin që ai ka qenë duke ecur ka pasur në krahë qenin e tij, i cili po ashtu është gjetur i ngordhur.
Dyshja kanë qenë në kamping në malësitë skoceze dhe janë zhdukur më 18 Shkurt. Kërkimi për ato kanë nisur të martën, pasi ishte bërë kohë qëkur të afërmit kishin humbur kontaktet me 33-vjeçarin.
Kyle dhe qeni i tij u panë për herë të fundit në zonën e Luginës së Humbur të Glencoe në Skocinë Veriperëndimore. Trupat e tyre u gjetën nga ekipet e shpëtimit malor dhe roja bregdetare të shtunën pasdite.
Në njoftimin zyrtar, Policia e Skocisë tha se nuk duket që të ketë ndonjë rrethanë të dyshimtë pas kësaj ngjarje.
/a.r