Jemi mësuar fatkeqësisht me skena ku tifozë, në protestë ose në irritim për fatin e ndeshjes, hedhin nga tribunat çdo gjë në fushë.
Diçka e tillë, shumë më madhështore, ndodhi dje në ndeshjen e vlefshme për kampionatin turk midis Beshiktashit dhe Antalyaspor.
Në minutën e 5-të të ndeshjes, qielli mbi stadium u fillua të ”errësohej” nga sasia e kukullave pellushë që po hidhnin spektatorët.
Një skenë mbresëlënëse, që ka emocionuar të gjithë, nga momenti që bën pjesë e një iniciative bamirësie në favor të atyre dhjetëra mijëra fëmijëve që janë goditur nga pasojat e lëkundjeve sizmike të 6 shkurtit, ku më e madhja arriti deri në magnitudën shkatërruese 7.8 , duke shkaktuar rreth 50 mijë viktima.
Pas duartrokitjeve, ishin vetë lojtarët që ndihmuan në lirimin e fushës nga kukullat, për të rifilluar ndeshjen.
/a.r