Një automjet tip Citroen është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës pranë rrethrrotullimit në lagjen nr. 4 në Durrës.
Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e automjetit.
/a.r