Një 35-vjeçar i dënuar për shfrytëzim prostitucioni me 6 vite burg është arratisur pasi ka përfunduar lejen disaditore të siguruar nga burgu mu vuante dënimin.
Shtetasi A. Sinani, i cili vuante dënimin në burgun e Burrelit, kishte përfituar një leje 5 ditore, por nuk ëhstë kthyer në qeli pas skadimit të këtij afati.
Ai është dënuar me 6 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, ndërkohë i kanë mbetur edhe 3 për të bërë.
35-vjeçari nga Kukësi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik të miturish.
Drejtuesit e burgiut të Burrelit kanë njoftuar Policinë e Shtetit e cila ka nisur nga puna për neutralizimin dhe ndalimin e këtij shtetasi.