Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga një takim në Kukës me qytetarë dhe simpatizantë deklaroi se zgjedhjet e 14 majit do të jenë për një ndryshim të madh, edhe pse të vonuar për vendin.
Sipas Metës, “kemi vetëm 80 ditë para për të realizuar këtë ndryshim të jashtëzakonshëm që do sjellë një epokë të re”.
“Ndaj është koha e një ndryshimi të madh, një ndryshim i vonuar, s’dua të bëj analizën e të kaluarës se kemi vetëm 80 ditë para për të realizuar këtë ndryshim të jashtëzakonshëm që do sjellë një epokë të re, fundin e arbitraritetit e rivendosjen e sovranitetit të qytetarëve në pushtetet qendrore e vendore.
Ne kemi një marrëveshje me PD jo vetëm për fitoren e 14 majit por për rivendosjen e plotë të pluralizmit politik për shndërrimin e këshillave vendore lokale në kuvende të qytetarëve e jo vetëm për qytetarët.
Dhe ligji për referendumet që në të ardhmen, ta realizojmë e mos bllokohet që qytarët të kenë iniciativën sa herë gjykojnë të realizojnë referendum ta kenë këtë mundësi.
E drejtuesit ta dinë që populli e ka këtë instrument me të cilin merr menjëherë kontrollin e tij ndaj atyre që devijojnë nga premtimet e angazhimet që kanë marrë”.
/e.d