Paraqitja e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në SPAK për çështjen CEZ-DIA ka sjellë diskutime të shumta lidhur me hetimet që Prokuroria e Posaçme ka mbi zyrtarë të lartë të politikës.
Avokati, Saimir Vishaj i ftuar në studion e emisionit ‘Pa Protokoll’ tha se fakti që Meta është pyetur në SPAK për tre orë, do të thotë se për të tashmë ka një dosje hetimi.
Ai shtoi se shqetësuese mbetet rrjedhja e informacionit, sepse ministrat para se të nisin procedurat e hetimit për ta, marrin informacione dhe japin dorëheqje.
“Është shumë e rëndë të shkosh në SPAK, qoftë Meta, qoftë Rama apo një zyrtar tjetër. Vetë SPAK ka një procedurë të caktuar.
Po u ngjite atje ata ta kanë qëndisur dosjen. Por mënyra sesi të pyesin si dëshmitar, kjo është sekret. Ajo që mua më shqetëeson është rrjedhja e informacionit.
Para se të fillojë procedimi për një ministër i shkon fjala dhe ata japin dorëheqje. Dhënia e dorëheqjes do të thotë se të ka ardhur sinjali”- tha Visha.
Ndërsa ish kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj tha se thirrja e Metës nuk duhet të jetë një arsye për t’u duartrokitur dhe nuk duhej parë si rezultat i reformës në drejtësi sepse është thirrur edhe më parë në prokurori.
“Si qytetare, prokuroria gjithmonë ka qenë në funksion Meta është marrë disa herë në pyetje në organet e prokurorisë.
Fakti i marrjes në pyetje i personave në rrethana si deklaruar nuk është ndonjë gjë për të cilën duhet të brohorasim.
Nuk dihen elementët e rinj që SPAK mund të ketë për hetim, apo është zgjeruar rrethi i personave për të cilët mund të ketë dyshime. Unë nuk dua ta lidh me reformën në drejtësi sepse është thirrur në prokurori edhe më parë”- tha Imeraj.
/e.d