Aktori i humorit Elvis Pupa, nisi dyshimet se mund të bëhet pjesë e “Big Brother Vip”, me një postim në rrjetet sociale. Ai pyeti ndjekësit: “Ku do kishit qejf të më shikonit tani afër, jo në rol por live, kështu “si natyra më krijoi?”, duke lënë si opsion përgjigjeje “një reality-show.”
Vetë Pupa, i shtoi edhe më shumë dyshimet me një tjetër pyetje drejtuar ndjekësve në Instagram. “A do të donit më shumë të qeshura në “BBV Albania?”, shkroi aktori, i cili u duk sikur dha një konfirmim për hyrjen e tij në format.
Emri tjetër që po përflitet prej disa ditësh, është Eriola Doci, por ditën e sotme dyshimet janë shtuar edhe më shumë. Gazetari Bledi Mane, deklaroi gjatë një interviste se “njëra nga hyrjet e reja në shtëpi do trazojë ujërat dhe do të zërë vendin e Kejvinës sa i takon provokimeve.”
Bledi nuk dha një emër konkret, por tha se bëhet fjalë për dikë që punon në “E Diell”, si Erjola, dhe shtoi se është një banore që “i duhet shtëpisë.”
/a.r