4 anije të forcave të NATO-s kanë mbërritur në Portin e Durrësit, në kuadër të stërvitjeve të përbashkëta.
Anijet ushtarake turke, holandeze dhe italiane, do të asistojnë në kërkimin e miniave ushtarake në Gjirin e Durrësit.
Ato do të qëndrojnë për disa ditë, duke shkëmbyer eksperiencë me Forcën tonë detare dhe repartet zjarrfikëse te Portit te Durrësit.
Flotilja përbëhet nga anija komandë dhe 3 anije shoqëruese.
/e.d