Analisti Kreshnik Spahiu zbuloi në “Top Story” një detaj të ri nga hetimet e çështjet McGonigal.Një nga takimet e kryeministrit Edi Rama dhe McGonigal është zhvilluar në një restorant në New York dhe ka kushtuar 10 mijë euro.
“Darkën që ka ngrënë në New York. Ai ka ngrënë në një restorant me Ramën dhe ka kushtuar rreth 10 mijë dollarë. Nëse do të hyni në internet menuja e restorantit nuk i përkon shifrës së dhënë nga zonja Guerriero (ish e dashura e McGonigal)”, tha Spahiu.
Sipas analistit në hetimet që po kryhen nuk ka asnjë fakt, ndërsa e vetmja gjë e re është deklarata e ish-të dashurës së McGonigal për mediat amerikane.
“Çështja McGonigal nuk ka asnjë fakt. Gjykata e Washingtonit i ka vënë kapak çështjes. Nga ana tjetër e vetmja e re është intervista e zonjës Guerriero për mediat amerikane për ish-të dashurin e saj në lidhje me Edi Ramën. McGonigal për veç Shqipërisë, ishte i impklikuar në të gjithë Ballkanin me aferat tij. Ai ka ngrënë në një restorant me Ramën dhe ka kushtuar rreth 10 mijë euro. Por pas verifikimeve nuk ka kushtuar aq”, u shpreh Spahiu.
/e.d