Çmimet e larta, si pasojë e së cilave qeveria grumbulloi para’ si kurrë më parë, i lejuan vendit të ulë borxhin publik për të parën herë në më shumë se dy dekada. Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se niveli i detyrimeve brenda dhe jashtë vendit gjatë 2022-shit u pakësua me rreth 4.2 miliardë lekë në raport me 2021-shin duke arritur në më pak se 1.38 biliardë lekë.
“Fakti që borxhi publik duket të paktën në përmirësim, në pamje të parë është një shenjë e mirë dhe do të thotë se investimet që po kryhen, rezultati që ato po sjellin dhe në përgjithësi menaxhimi i financave publike kanë qenë pozitive”, tha Selim Blliku, ekspert për ekonominë.
Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, stoku i borxhit publik arriti në 66.97 për qind nga 73.16 për qind që ishte në 2021-shin apo 74.45 për qind në vitin pandemik 2020. Po a do mundet që borxhi publik të vijojë uljen edhe këtë vit? “Nuk mund të pritet kollaj që borxhi publik të ulet. Mund të shohim si në vendet e tjera apo të Rajonit si kundërpërgjigje ndaj papunësisë, shtetet po marrin borxhe dhe po kryejnë investime. E njëjta mund të ndodhë shpejt edhe në Shqipëri.”
“Historia ka treguar që gjatë viteve elektorale qeveria është e prirur të rrisë huamarrjen dhe rrisë investimet me qëllim joshjen e elektoralit”.
Këto pritshmëri mbështeten edhe nga plani vjetor i huamarrjes të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Qeveria pritet që këtë vit të marrë mbi 398 miliardë lekë apo rreth 3.5 miliardë euro. Pjesa më e madhe e tyre parashikohet të vijnë nga investimet e qytetarëve dhe sipërmarrësve shqiptarë në bono thesari dhe obligacione, ndërsa pjesa tjetër nga marrja e një eurobondi.
Keshtu të ardhurat rekord në vitin 2022 sollën për herë të parë uljen e borxhit publik.
Kjo uli deficitin dhe ndihmoi qeverinë që për herë të parë të fillojë kurbën ulëse të Borxhit publik. Sipas treguesve nga Ministria e Financave borxhi ka arritur në nivelin 66,79% ndaj PBB, një ulje me 6% nga një vit më parë, ndërsa stoku qëndron në rreth 11.3 miliardë euro.
Në planet fiskale qeveria parashikon konsolidimin fiskal, me ekonominw qw do tw rritet mesatarisht 3- 4% nw tre vitet e ardhshme dhe pret që niveli i borxhit të ulet deri në 64.2% në 2026-ën, ndërsa synohet edhe më tej ulja e deficitit./m.j