Analisti Lorenc Vangjeli ka zbuluar planin e Sali Berishës, atë skenar që ka në fokus dhunë dhe tensionimin e situatës. Në Report Tv, në emisionin “Kontrast” me gazetarin Denis Minga, Vangjeli thotë se Berisha ka plane për të bllokuar një pjesë të akseve kryesore në vend me kamionë dhe traktorë, në rast se Gjykata e Apelit nuk i jep vulën e partisë.
“Mos u habisni që të shikojmë në lajme kamionë ose traktorë që do jenë një postbllok i dytë para në Rrugës së Kombit, në kamion dhe traktorë që të çon drejt Rinasit dhe autostradën e Tiranë Durrës dhe hapa të tillë radikal. Mbetet të verifikohet në harkun e 10 ditëve në varësi të vendimit të Gjykatës. Nëse sot u duk sikur pati paqe në parlament, mësuar nga ca jemi mësuar të shohim, në rast se vendimi i gjykatës nuk do i interesojë Berishës do ketë një tensionim të tejskajshëm të situatës”, tha Vangjeli.
Ai vazhdon deklaratën e tij, duke thënë se vetë Berisha e ka paralajmëruar këtë skenar për një tensionim të tejskajshëm të situatës. Vangjeli shton se fraza e përsëritur sot nga Berisha në protestë para qytetarëve të pakët në numër, plot tre herë ku tha “për 3 minuta hyjmë në parlament”, nuk është për t’u kaluar pa u vënë re.
“Doktori e ka paralajmëruar, kërcënon edhe Surrelin, dhe sot tha “për 3 minuta në hyjmë në sallë”, por ka shumë gjëra në jetën njerëzore që mezi pret të hysh brenda, por në fund del”, përfundoi Vangjeli./m.j
Policia, SHISH-i dhe qeveria, në këtë situatë çmëndurie psikopatie të Berishes, duhen të kihen parasysh këto elementë ku mund të godasë kjo monstër, peshqesh nga US ambasadore Juri Kim.
1) Urat
2)Shtyllat e tensionit të lartë
3) Deputetë të PD-së mund tu bëhet atentat për ta patur kauzë.
4) Kryeministrit, presidentit, Kryetares se kuvendit, apo Erion Velisë mund ti bëjë atentat.
5) RTSH
6) ATSH
7) Institucionet qendrore të shtetit e Tiranes
8) ……dhe në fund bllokimet e rrugëve