Nga Artur Ajazi
Ajo ç’ka ndoshta ka “shpëtuar” pa u prekur nga procesi i reformave të thella të qeverisë në strukturat e Policisë së Shtetit, padyshim mbetet sektori i Policisë së Qarkullimit Rrugor. Janë me qindra dhe qindra ankesa që trokasin çdo ditë në dyert e komisariateve dhe postave policore, që denoncojnë me zë dhe figurë, emra policësh rrugorë, akte të shëmtuara të sjelljes së tyre, korrupsionin dhe lidhjet e tyre me element kriminal.
Deri sot, numerohen mbi 400 efektivë të larguar, penalizuar dhe arrestuar që u janë konstatuar shkelje ligjore, lidhjet me elementin kriminal, që vendosin gjoba të pamerituara dhe kryejnë korrupsion. Nën preteksin se “kërkon shefi gjoba dhe realizim plani”, mjaft prej policëve të Qarkullimit Rrugor (dhe jo vetëm), mbushin fletë-gjobat ndaj qytetarëve, edhe kur nuk u konstatojnë shkelje, edhe kur nga sedilja e makinave të policisë, u fotografojnë targat, dhe u mbushin gjobat e paligjshme. Kjo situatë po evidentohet çdo ditë në media, u bëhet prezent edhe shefave dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit. Janë marrë dhe po merren masa drastike çdo ditë, por duket se “epidemia” ka prekur shumicën e tyre.
Sportelet e komisariateve dhe drejtorive të Policisë së Qarkullimit Rrugor, mbushen çdo ditë me qytetarë të thjeshtë, biznesmenë, zyrtarë të rrangut të ulët, që ankohen për gjobitje të padrejtë dhe të paligjshme, por kurrë me “të fortët” e lagjeve, qyteteve dhe fshatrave. Shkaku ? Ndaj tyre efektivat e rrugores tregojnë “respekt” i përshëndesin me përzemërsi, u bëjnë edhe ndonjë lëvdatë.. dhe marrin madje para prej tyre. Kjo situatë natyrisht dihet nga drejtuesit e Policisë Shtetit. Dihet edhe nga drejtues të Qarkullimit Rrugor në rrethe, por deri sot ata elementë të korruptuar dhe të lidhur me segmente të krimit për të siguruar fitime monetare, kanë arritur të vegjetojnë, madje të bëjnë edhe karrierë.
Nuk kanë kaluar as 72 orë, nga momenti kur uniformat blu, kanë arrestuar 6 policë në Portin e Durrësit, apo 3 prej tyre në Tiranë për denoncime korruptive nga qytetarët. Raste të tilla ka me qindra, dhe janë të përditshme. Ka ardhur momenti që reforma në strukturat policore, të prekë seriozisht Policinë e Qarkullimit Rrugor në çdo komisariat dhe drejtori. Madje ka absurditete të tilla kur qytetari ankohet se “jam gjobitur në Vlorë para 3 muajsh, kur kam 2 vjet pa vajtur atje”, apo dhe raste të tjera, ku gjoba e marrë me javë dhe muaj të shkuara, nuk përkon fare me destinacionin e pronarit të automjetit.
Përgjigja mbetet standarde nga shefat, “kanë hyrë në sistem, duhen paguar, s’kam çfar tju them, ose shkoni në gjykata”. Dhe pastaj qytetari u drejtohet sporteleve ose ndonjë emisioni investigativ madiatik, por kjo nuk zgjidh asgjë. Efektivë të tillë, të paaftë, të korruptuar, të lidhur me segmentet kriminale, ka ardhur koha të largohen, të penalizohen, dhe të mos kenë vend në Policinë e Shtetit.
Ata janë kthyer në shkaktarë të njollosjes së strukturave policore, duke krijuar indinjatë të ligjshme tek qytetarët e thjeshtë, ndaj tani është momenti i duhur për të ndëshkuar çdo njërin prej tyre.
E vërtetë për sa shkruani zoti Ajazi.
Plotesisht e vërtetë.
Kam qenë vetë, në një rast, tek zogu i Zi, ditë shiu, polici brenda në kafe, me bllok shenimesh para, dhe një në tre makina që kalonin, u fiksonte targat dhe ortaku i tijë polic, mbushte fletë gjobën. Kjo punë, para disa vjetësh, por edhe sot, është e njejta mendësi, metodë dhe formë korupsioni, bile edhe më keq se sa e la punën si minister Saimir Tahiri, që i pati bërë policët e qarkullimit rrugor të flisnin me vehte.
Duhet qilizëm i thellë, thoshte dikur (dashnori i Sali Berishes) shoku Enver Hoxha-alei selam.