Në rolet kryesore Marisa Davila and Cheyenne Isabel. Seriali muzikor me dhjetë episode do të jetë i disponueshëm për t’u transmetuar online në SkyShowtime këtë pranverë
Prodhuar nga Paramount Television Studios, Grease: Zanafilla e “Zonjave Rozë” do të transmetohet në SkyShowtime këtë Pranverë.
Ngjarja në këtë serial muzikor zhvillohet në 1954; katër vjet përpara origjinalit Grease, përpara se të mbizotëronte rock ‘n’ roll, përpara se T-Birds të ishin më të lezeçmit në shkollë. Katër studente të mërzitura e të inatorusa nga situata në gjimnazin e tyre, guxojnë të argëtohen sipas kushteve të tyre, duke thyer çdo tabu morale dhe sjellin ndryshimin në Rydell High.
Përveç Marisa Davila si Jane dhe Cheyenne Isabel Wells si Olivia, rolet përfshijnë Ari Notartomaso si Cynthia, Tricia Fukuhara si Nancy, Shanel Bailey si Hazel, Madison Thompson si Susan, Johnathan Nieves si Richie, Jason Schmidt si Buddy, Maxwell Whittington-Cooper si Wally dhe Jackie Hoffman si Zëvendës-drejtori McGee.
E shkruar dhe prodhuar nga producenti ekzekutiv Annabel Oakes (Atipik, Transparent), i cili shërben gjithashtu si organizatori dhe drejtori i shfaqjes. Marty Bowen dhe Wyck Godfrey janë producentë ekzekutivë të Temple Hill, Adam Fishbach është gjithashtu producent ekzekutiv dhe Alethea Jones (I lindur për të dashuruar, Djalli me fytyrë kukulle) drejtuan skenarin dhe për dy episode më shumë. Erik Feig dhe Samie Kim Falvey janë producentë ekzekutivë përmes PICTURESTART e prodhuar prej Grace Gilroy. Koreografia prej Jamal Sims, si dhe Justin Trante producenti ekzekutiv i muzikës që njihet edhe për nominimin për çmimin GRAMMY.
Shërbimi SkyShowtime service është i disponueshëm drejtpërdrejt për konsumatorin përmes aplikacionit SkyShowtime në Apple iOS, tvOS, pajisjet Android dhe përmes faqes ueb: www.skyshowtime.com. Çmimi mujor i SkyShowtime është [tregjet për t’u lokalizuar]. SkyShowtime është gjithashtu i disponueshëm përmes partnerëve të mëposhtëm të distribucionit/shpërndarjes [plotësoni partnerët lokalë].
Për më shumë detaje, vizitoni:
Faqen ueb: www.skyshowtime.com
Hapësira e lajmeve: corporate.skyshowtime.com
LinkedIn: www.linkedin.com/company/skyshowtime
Lidhur me SkyShowtime
SkyShowtime është shërbimi më i ri i transmetimit në Evropë, i hedhur në mbi 20 tregje që përfshijnë mbi 90 milionë familje. Tashmë i disponueshëm në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Çeki, Danimarkë, Finlandë, Hungari, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Norvegji, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni dhe Suedi. Andorra dhe Spanja do të nisin më 28 shkurt 2023.
Një sipërmarrje e përbashkët e Comcast dhe Paramount Global, SkyShowtime sjell argëtimin, filmat dhe seritë origjinale më të mira nga markat ikonike të Universal Pictures, Paramount Pictures, Nickelodeon, DreamWorks Animation, Paramount+, SHOWTIME®, Sky Studios, dhe Peacock. SkyShowtime do të jetë gjithashtu shtëpia e një numri prodhimesh ekskluzive lokale, si dhe seritë origjinale të SkyShowtime.