Komisioni hetimor për çështjen e “rublave ruse” në PD është në përfundim të punës dhe së shpejti do të publikohet edhe raporti përkatës. Lajmin e bëri të ditur deputeti demokrat Edmond Spaho në “Debat” me Alba Alishanin.
Megjithatë, pavarësisht rezultatit të komisionit, Spaho theksoi se në PD nuk as kanë hyrë dhe as kanë dalë para ruse. Përgjegjësia në këtë rast sipas tij, është e gjitha mbi ish-kryetarin e kësaj force politike, Lulzim Bashën.
“Kjo është një aferë e Lulzim Bashës dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Ai nuk mund të hiqet si viktimë, siç bëri para disa ditësh. Janë para ruse apo jo, kjo nuk e mohon faktin që ke çuar 500 mijë euro në SHBA. Nga e kanë origjinën këto para këtë duhej ta hetonte SPAK-u.”
Sipas deputetit demokrat, paratë nuk kanë ardhur nga Rusia, por përkundrazi, “ato janë para oligarkësh shqiptarë.
“Besoj unë me nuhatjen time, me dijeninë time. Disa përmendin edhe emrat kush i ka dhënë paratë. E di shumë mirë Rama edhe këtë.”
Se cilët janë këta oligarkë, sipas Edmond Spahos, i takon prokurorisë të hetojë.
/a.r