Enkelejd Alibeaj ka qenë i pranishëm në Korçë, nga ku ka dhënë dhe një deklaratë për media.
Korrespondenti i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi e pyeti Alibeajn nëse ndihet fajtor për situatën e krijuar në PD.
“Aspak. Unë e kam kundërshtuar Berishën edhe kur kam qenë pjesë e qeverisë së tij. Reflektoj çdo mëngjes për këtë dhe jo.
Të falënderoj për pyetjen se më duhet të të them jo, nuk ndihem fajtor për atë gropë. Ti thua gropë, ajo është distancim nga e kaluara,” – u përgjigj Alibeaj.
Ai theksoi se Partia Demokratike është më e madhe se interesat e një personi të caktuar, kushdo qoftë ai./m.j