Një 39-vjeçar me origjinë shqiptare mbeti i vrarë nga plumbat e bandës në një kafene në Nea Joni në orët e para të së mërkurës së 22 shkurtit , i cili duket se ka qenë në vendin e gabuar në kohën e gabuar.
Sipas mediave greke, banda e shqiptarëve ka lidhje me kriminelë brenda burgjeve. Të shtënat në kafenenë Nea Ionia duket se kanë ndodhur pas një sherri mes bandës dhe tre personave të tjerë, gjithashtu të huaj, me të cilët ka pasur debate për një arsye ende të panjohur.
Policia greke ka nisur një gjueti për gjetjen e bandës, ndërsa në zonën e Gizit është gjetur makina e përdorur nga autorët. Makina është transferuar në laboratorët e mjekësisë ligjore të EL.AS./m.j