Vijojnë sërish thumbimet, ironitë dhe akuzat indirekte brenda deputetëve të PD, drejtuar kryetarit Lulzim Basha. Kësaj here ka qenë ish kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, e cila në mbledhjen e grupit të PD-së, ditën e djeshme, ka shprehur një dëshirë që vë në pah pakënaqësinë e saj drejt kreut të PD-së.
Me ardhjen e saj në mbledhjen e PD-së, Jozefina Topalli ka pyetur gazetarët nëse ka filluar apo jo protesta e opozitës në Kosovë.
“A nisi gjë protesta e “Vetëvendosjes”? Kanë thënë që do të jetë më madhështorja këtë herë. Sikur të kishim bërë një protestë të vetme si të tyret këtu…”- ka thënë Topalli.
Javën e shkuar ka qenë deputeti Eduard Selami i cili ka kritikuar në mënyrë të hapur kreun e PD-së Basha, sidomos për mospasjen e një pozicioni të qartë në lidhje me reformën në drejtësi, por edhe për mungesën e korrektesës së Bashës në lidhje me mbledhjet e grupit parlamentar.